Publikohet sezoni i pestë i “La Casa de Papel”, kompania indiane u jep një ditë pushim punëtorëve për ta ndjekur atë

Publikohet sezoni i pestë i “La Casa de Papel”, kompania indiane u jep një ditë pushim punëtorëve për ta ndjekur atë

 Sezoni i Pestë i “La casa de papel” do të nisë sot në dy minisezone, pjesa e parë më 3 shtator dhe e dyta 2 më 3 dhjetor 2021.

Ndërsa shfaqja ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm në të gjithë botën, përfshirë Indinë, një firmë me qendër në Jaipur e quajtur “Verve Logic” ka shpallur një ditë pushim për punonjësit e saj më 3 shtator, duke e shpallur atë si “Netflix dhe Chill Holiday”.

CEO i kompanisë, Abhishek Jain falënderoi punonjësit e tij për punën e palodhur që ata bënë gjatë pandemisë Covid-19. Në mesazhin e tij drejtuar punonjësve të tij në mediat sociale, CEO i Verve Logic tha se “është në rregull të bësh një pushim herë pas here”.

“Merrni kokoshkat dhe përgatituni t’i jepni një lamtumirë fundit profesorit tonë më të dashur dhe gjithë kastës. Me këtë, ”.

Ai e përfundoi mesazhin e tij duke thënë: “Bella Ciao, Bella Ciao.”

Sezoni i pestë i shumëpritur i Money Heist, i njohur gjithashtu si La Casa De Papel, është publikuar në Netflix. Por adhuruesit e serialit duhet të presin deri në dhjetorin e këtij viti për të parë episodet e vëllimit të dytë.

Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.”, shkroi Netflix

Seriali i suksesshëm spanjoll ka qenë një fenomen kur u shfaq premierë në 2017.. Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin