Publikohet traileri i dokumentarit të jetës së Harry dhe Megan Markle, video e cila tronditi sërish familjen mbretërore

Publikohet traileri i dokumentarit të jetës së Harry dhe Megan Markle, video e cila tronditi sërish familjen mbretërore

Foto ilustruese

Publikohet traileri i dokumentarit të jetës së princit Harry dhe Megan Markle , video e cila tronditi sërish familjen mbretërore, sipas zërave të brendshëm të mbretërisë. Në një video e cila zgjat një minutë, si formë përmbledhëse e dokumentari që pritet të transmetohet së shpejti, janë publikuar fotot bardhë e zi të jetës së Megan dhe princit Harry. Këto foto të shkëputura nga albumi i tyre privat janë quajtur “shpallje lufte” për pallatin mbretëror si edhe për qytetarët, ku disa prej tyre janë shprehur se traileri dukej si jeta e familjes Kardashian.

Kishte zhgënjim nga familja mbretërore edhe për faktin se traileri i dokumentarit që do të publikohet javën e ardhshme, përkoi me udhëtimin e William dhe Kate në SHBA, vizita e tyre e parë në vend që nga viti 2014.

Por, Harry e ka një përgjigje për këdo që mund të kishte komente të tilla.

“Askush nuk e sheh atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura” mbi një foto bardh e zi të gruas së tij në një kolltuk, me sa duket duke qarë. Kjo ndërthuret me një foto të Princeshës së Uellsit që shikon m “Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”, shton ai, përpara se Meghan ta shihte duke fshirë lotët.

 “Kur aksionet janë kaq të larta, a nuk ka më kuptim të dëgjojmë historinë tonë nga ne?”, thotë Meghan në klip.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Budapesti flet spanjisht, Sevilla fiton Europa League! 120 minuta, 2 gola dhe 7 penallti në finalen kundër Romës

VIDEO/ Budapesti flet spanjisht, Sevilla fiton Europa League! 120 minuta, 2 gola dhe 7 penallti në finalen kundër Romës