Publikohet VIDEO/ Momenti i fundit i biznesmenit shqiptar në Greqi, pak para se të vritej nga pronari i hotelit

Publikohet VIDEO/ Momenti i fundit i biznesmenit shqiptar në Greqi, pak para se të vritej nga pronari i hotelit

Viktima Xhani Topalli

GREQI- Mediat greke kanë publikuar një video (KLIKO KËTU), në të cilën janë regjistruar minutat e fundit të biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topalli, pak para se ai të ekzekutohej nga pronari i një hotelit.

Në video është momenti kur 46-vjeçari ndalon makinën, për të shkuar në një kioskë, teksa shfaqet duke folur në telefon. Më tej ai futet sërish në makinë për të shkuar te hoteli, pikërisht në vendin ku u vra nga autori.

Biznesmeni shqiptar, Xhani Topalli, 46-vjeç, babai i tre fëmijëve u gjet i vrarë në ishullin Rodos në Greqi më 6 shtator, i cili ishte zhdukur që prej datës 28 gusht. Të arrestuar si autorë të vrasjes së tij janë hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij një 20-vjeçar. Ekspertiza mjeko-ligjore e bërë nga autoritetet greke tregoi se biznesmeni shqiptar vdiq si pasojë e 2 goditjeve të forta në kokë.

Hotelieri 53-vjeçar së bashku me djalin e tij kryen vrasjen. 53-vjeçari grek e mbyti me litar, ndërsa djali i tij e ndihmoi që të fshihnin trupin. Ata pranuan krimin e rëndë, duke treguar detaje si ndodhi ngjarja. Shkaku që i shtyu drejt vrasjes së tij ishte një borxh rreth 100 mijë euro që hotelieri grek i kishte biznesmenit shqiptar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave