Amnesty International kërkoi falje të dielën për "shqetësimin dhe zemërimin" e shkaktuar nga një raport që akuzonte Ukrainën për rrezikimin e jetës së e civilëve.
Ky raport shkaktoi dorëheqjen e kryetares së zyrës së AI në Kiev, ndërsa reagime pati edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski.
Amnesty publikoi të enjten një raport ku thuhej se prania e trupave ukrainase në zonat e banuara ka sjellë rrezik për civilët gjatë pushtimit rus.
Kryetarja e Amnesty-së për Ukrainën, Oksana Pokalchuk, tha në Facebook të premten vonë se po jepte dorëheqjen pasi nuk ishte dakord me të dhënat e dala nga raporti.
Pokalchuk tha se Amnesty padashur "krijoi materiale që dukeshin si mbështetje për narrativat ruse të pushtimit. Në përpjekje për të mbrojtur civilët, ky studim u bë një mjet i propagandës ruse".
"Më dhemb ta pranoj, por ne nuk u pajtuam me Amnesty International. Kjo është arsyeja pse vendosa të largohem nga organizata."
I pyetur në lidhje me dorëheqjen e Pokalchuk, një zëdhënës i Amnesty citoi Agnes Callamard, sekretaren e përgjithshme të organizatës, duke thënë:
“Oksana ka qenë një anëtare e çmuar e stafit të Amnesty-së dhe ka udhëhequr zyrën e Amnesty International në Ukrainë për shtatë vjet me shumë suksese të rëndësishme në fushën e të drejtave të drejtat e njeriut”.
“Na vjen keq kur dëgjojmë se ajo po largohet nga organizata, por ne e respektojmë vendimin e saj dhe i urojmë mbarësi.”
E pyetur në lidhje me kritikat ndaj raportit të kësaj jave, Amnesty tha se ishte duke përgatitur një deklaratë të mëtejshme.
Zyrtarët ukrainas thonë se marrin çdo masë të mundshme për të evakuuar civilët nga zonat e vijës së parë.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15