Ali Avci, regjisori i filmit “Zgjimi”, në të cilin rrëfehet se si do të kishte rrjedhur ngjarjet nëse grushti i shtetit në Turqi do të ishte i suksesshëm, është arrestuar pas publikimit të trailerit të filmit.

Filmi “Zgjimi”, rrëfen fundin e pushtetit të Erdogan në Turqi, se si familjarët e tij vriten një e nga një e deri te ekzekutimi i tij në fund të filmit.

Në fund të trailerit të filmit, presidenti Erdogan, shfaqet i gjunjëzuar përpara tytave të armëve pak para se të vritej.

Ali Avici, disa vite më parë është përgëzuar nga Erdogan për filmin “Udhëheqësi”, në të cilin përshkruante karrierën e Erdogan dhe ngritjen e tij në krye të shtetit.