Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto, përmes së cilës ka krahasuar dy takimet elektorale të PS dhe PD.
“Kur politika kuron e shëron dhe kur politika sëmur e dëmton...”, shkruan Rama ne rrjetin e tij social Facebook, duke theksuar dallimin mes dy fushatave elektorale të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.
Në foton në të cilën paraqiten momente nga takimi elektoral i Partisë Socialiste pavarësisht se numri i qytetarëve të pranishëm është më i lartë se në ato të PD-së, janë respektuar masat anti-COVID dhe distancimi social.
Ndërkohë nga ana tjetër qytetarët në takimin e Bashës nuk respektuan asnjë nga masat, përkundrazi u shndërruan në vatër infeksioni.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri bën një krahasim të tillë, pasi shpesh përmes fotove i ka vënë theksin diferencës mes tyre.