Deputeti i PD publikon foton kur emigroi me anije, solidarizohet me emigrantët në Itali: Po përdoren

Deputeti i PD publikon foton kur emigroi me anije, solidarizohet me emigrantët në Itali: Po përdoren

Agron Shehaj kur u largua nga Shqipëria

Ditën e djeshme Shqipëria iu përgjigj kërkesës së qeverisë italiane duke marrë 20 nga 150 emigrantët e bllokuar në portin e Catanias. Pas lajmit të djeshëm, kohën kur ka qënë emigrant e ka kujtuar edhe deputeti i PD-së dhe njëkohësisht biznesmeni, Agron Shehaj.

Me anë të një statusi në Facebook, Shehaj shkruan se në kohën kur ishte vetë emigrant, të gjithë të tjerët si ai ishin të trembur se Italia mund të vendoste që të mos mbante. Sipas tij, nëse shqiptarët e arritur në Itali do të largoheshin drejt një vendi tjetër po aq të varfër, do ndiheshim të përdorur.

Nëse në ato momente qeveria e një vendi tjetër, po aq të varfër sa Shqipëria, do kërkonte të përfitonte dhe do propozohej si alternativë e Italisë për të na marrë, do ndiheshim të përdorur dhe të indinjuar. Uroj që këta emigrantë t'ja dalin të realizojnë ëndrrën e tyre në Perëndim dhe mos të kenë fatin e keq dhe të përdoren.

Agron Shehaj, PD-së

Agron Shehaj është një biznesmen i njohur, së fundmi i përfshirë edhe në politikë duke u angazhuar në radhët e PD-së, si deputet në qytetin e Vlorës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut