Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjen e ujësjellësve bujqësorë në zonën e Lushnjes dhe Divjakës.
Me muzikën e valles “Baresha” Rama ka publikuar videon nga ujësjellës që sot ujisin mijëra hektarë tokë në këtë zonë, duke u ardhur në ndihmë qindra banorëve .
“MIRËMËNGJES dhe me pamjen e ujësjellësve të rilindur bujqësorë, që sot ujisin mijëra hektarë tokë në zonën e Lushnjes dhe Divjakës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin e tij social Facebook.