Puç ndaj gjuhës letrare shqipe
Ndryshon drejtshkrimi

Puç ndaj gjuhës letrare shqipe<br />Ndryshon drejtshkrimi
TIRANE -Një komision ku janë përjashtuar akademikët më të njohur shqiptarë ka marrë vendime për ndryshime drastike në Drejtshkrimin e Shqipes, ndërsa kanë dhënë dorëheqjen akademikët dhe gjuhëtarët e njohur.

 Komisioni nuk ka thirrur disa nga akademikët kompetentë si të Shqipërisë dhe të Kosovës. Një deklaratë për shtyp e kthyer mbrapsht, çon në gjurmët e këtij vendimi. Deklarata për shtyp mbahej një ditë më parë në dorë nga kryetari i komisionit të drejtshkrimit.Jani Thomai, i cili ka bërë të gjitha përpjekjet që kjo deklaratë të mos binte në dorë të medias. Ndërsa tha se do ta niste se "po korrigjohet për disa gabime dhe pasaktësi, nuk tregoi as temën e saj.

Një rreth i gjerë gjuhëtarësh e akademikësh, nuk ishin as në dijeni të zhvillimeve të tri ditëve të kësaj mbledhjeje, që duket se është bërë në kushte hermetike. Çështja u duk të ishte akoma më misterioze, ku deri dje ende nuk erdhi deklarata e premtuar, që do të shkruante për rezultatin e kësaj mbledhjeje.

Kryetari Jani Thomai dje u përgjigj se: "këto janë punët tona, nuk ju duhen juve". Deklarata ende nuk ka dalë, por vendimet janë marrë për ndryshime në drejtshkrim. Nënkryetari i ASHSH, Myzafer Korkuti ka deklarur dje se "bëhet fjalë për ndryshimin e 50 fjalëve". Pohon se nuk do të ketë ndryshime të thella". Ndërkohë nuk ofron asnjë informacion tjetër, as deklaratën për shtyp.

Duke hulumtuar më tej mësohet se një komision ndërakademik po punon në mënyrë të fshehtë dhe klanore në marrjen e vendimeve se çfarë mund të ndryshohet në normat e gjuhës standarte. Iniciatorë për këto ndryshime janë akademik Kolec Topalli, drejtori i Qendrës Albanologjike, Ardian Marashi dhe mbështetësi kryesor është vetë Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Ndryshimet kanë hasur në kundështime të atyre që kanë të drejtën, tagrin dhe përvojën për të zhvilluar dhe pasuruar gjuhën shqipe. Kjo ka sjellë përçarje mes akademikëve në Shqipëri dhe Kosovës.

Akademik Rami Memushi pohon se edhe në Kosovë e kanë braktisur komisionin, por kjo u ka dhënë dorë në vendimmarrje disa akademikëve krahinorë. A do të jetë ky një lloj standardi i ri, apo do të ketë dy standarde. Vendimi është marrë në kushte jo korrekte, sipas akademikut Emil Lafe, i cili ka dhënë dorëheqjen sepse këtu ka munguar ekspertiza dhe me çështjen e drejshtshkrimit janë marrë njerëz që nuk kanë njohuri për të. Përsa i përket ndryshimit të këtyre ka qenë i rezervuar edhe akademiku Mehmet Çeliku që ka qenë në atë komision, por ai megjithëse ka kundështuar ndryshimet nuk e ka dhënë dorëheqjen.

 I pyetur nga gazeta për natyrën e vendimit, thotë se "është një këshill që është mbledhur, edhe unë kam qenë aty. Nuk është vendimmarrës. Janë diskutuar ca gjëra, por nuk bëhet fjalë për ndryshime të mëdha. Do të diskutohet prapë...". Sipas këtij vendimi do të të shkruajmë jo babait, por babs, jo nënës, por nans, etj.
(r.d./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin