PUKE - Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Kcire të Pukës, ndërsa policia ngre dyshime se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarrfikëset mbërritën në vendngjarje për të bërë shuarjen e flakëve, ndërsa policia nisi hetimet për gjetjen e pronarit të automjetit, dëshmia e të cilit mund të hedhë dritë në zbardhjen e ngjarjes.