PUKË - Në vazhdim të punës për identifikimin dhe asgjesimin e të mbjellave me bimë narkotike në Qarkun Shkodër, Efektivat e Policisë Pukës kanë zbuluar dhe asgjesuar 480 rrënjë kanabisi.

Mësohet se kanabisi ishte kultivuar në fshatin Qerok të komunës Qelëz në Pukë dhe kishte arritur një gjatësi prej 4-10 cm.
 
Pas asgjësimit të kësaj sasie bime narkotike, policia ka nisur hetimet për të zbuluar kultivuesit e saj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)