Pukë, 26 familje në komunën
e Fierzës pa ushqime

Pukë, 26 familje në komunën <br />e Fierzës pa ushqime
TIRANE- I gjithë vendi është pushtuar nga temperaturat e ulëta, dhe stuhi të forta ere, të cilat në veri kanë qenë stuhi bore. Temperaturat kanë shkuar deri në -18 gradë celcius. Disa akse nacionale mbeten të bllokuar, ndërsa akse të tjera janë tepër të vështira për të lëvizur për shkak të akullës e ngricave. Situata më e vështirë raportohen në Pukë, Kukës, Tropojë e Dibër, ku në disa komuna të izoluara bëhet apel për ndihmë. (Ne foto bora ne Puke)

PUKE, KOMUNA FIERZE: TE SHPALLET GJENDJE E EMERGJENCES
Në Pukë sa vjen e vështirësohet situata, sidomos për komunat dhe fshatrat e izoluar, tashmë prej disa ditësh nga dëbora.Gjatë ditës së djeshme temperaturat kanë shkuar deri në -8 gradë më e ulëta, dhe -2 gradë më e larta, ndërsa gjatë mbrëmjes pritej të kishin sërish një ulje më të ndjeshme.Të gjitha fshatrat janë të izoluara, disa prej tyre vuajnë dhe mungesën e energjisë, si edhe në Fushë Arrëz.

Akset Fushë Arrëz-Kukës, Qafë Mali-Bajram Curri është i bllokuara. Kreu i komunës Fierzë Vasil Muslia thotë se 26 familje të varfra kanë mbetur pa ushqim dhe kërkon shpalljen e emergjencës për këtë zonë.Ndërkohë që procesi mësimor në të gjithë rrethin është ndërprerë për një javë.

Ne fshatin Bugjon trashesia e bores ka arritur mbi 1.5 m, gjendja po perkeqesohet nga momenti ne moment. Dhe levizja nga nje shtepi tek tjetra eshte e pa mundur, bagetit janë të bllokuara, ushqimet dal nga dale po mbarojne, energjia ka shkeputje te vazhduara.

Në një prononcim për median kryetari i komunës, Fierz, Fierzë, Vasil Mysliu deklaron se për shkak të borës po humbin komunikimin me disa familje që jetojnë në fshatra të thellë të Pukës. “Liqeni është ngrirë. Me disa shtëpi po na humb komunikimi. Shteti të shpallë gjendjen e emergjencës në këto zona. Duhet të ndërhyjmë menjeherë sa nuk është vonë.”

KUKES, 12 NGA 14 KOMUNA TE IZOLUARA
Në Kukës, temperature më e ulët arriti në -18 gradë celsius, ndërsa prezenca e akullit dhe ngrica në të gjitha akset vështirëson gjithnjë e më tepër lëvizjen.
Era e fortë, ka bërë që rrugët e hapura të bllokohen sërish. Aksi Morinë-Kalimash është i kalueshëm me vështirësi edhe me zinxhirë, dhe policia bën apel për të evituar në maksimum lëvizjen në këtë aks. Akset Kukës-Shihtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Peshkopi, Barjam Curri-Qafë Morinë janë të bllokuara. Aksi Kukës-Krumë i kalueshëm me shume vështirësi për shkak të akullit. Nga 14 komuna, 12 komunat, janë të bllokuara, gjithashtu u mungon energjia elektrike thuajse në të gjitha komunat. Më problematike janë fshatrat e thella, ku trashësia e borës arrin deri në 3 metra.

DIBER, OSTREN E TREBISHTE KERKOHET NDIHME PER USHQIME
Edhe në Dibër situata është problematike. Në Bulqizë, sot temperatura më e ulët shënonte -18 gradë. Të gjitha komunat e rrethit janë bllokuara, dhe në disa fshatra trashësia e borës arrin mbi 2 metra. Komunat Trebishtë prej një javë vuan mungesën e energjisë elektrike. Nga komuna Ostren bëhet apel për lirimin e akset, nga qendra e komunës në qytet. Kryetari i komunës thotë se për disa familje kanë mbaruar ushqimet dhe kërkojnë ndihmë. Qafë Bualli- Peshkopi bllokohet herë pas herë për shkak të stuhisë. Borë psautrueset ndodhen aty por puna është tepër e vështirë.  2 fshatra në Martanesh prej ditësh janë të izoluar dhe lartësia e borës arrin në 2. 5 metra.Aksi Peshkopi-Librazhd vijon të jetë i bllokuar.

NE SHKODER, DUKAGJINI E VERMOSHI TE BLLOKUAR
Në qarkun e Shkodrës, zona e Dukagjinit dhe Vermoshi janë të bllokuara. Akset Shkodër-Muriqan, Shkodër -Hani i Hotit, Shkodër-Lezhë dhe Shkodër-Velipojë kanë probleme me ngricat.

LEZHE PA DRITA STUHIA E ERES KEPUT LINJEN 110 KW
Në Lezhë, i gjithë rrethi është pa energji elektrike, për shkak të këputjes së linja 110 kw që vjen nga Vau i Dejës. Era e fortë që ka fryrë gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar dëme materiale në disa banesa.

KORCE, 4 KOMUNA TE BLLOKUARA
Në Korçë, Qafa e Qarrit dhe aksi Ersekë-Leskovik, Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë janë të kalueshme me zinxhirë. Të bllokuara janë komunat Lekas, Vithkuq, Velçan, Novoselë. Në të gjithë qarkun e Korçës është pezulluar mësimi. Edhe në Durrës ka pasur stuhi ere, dhe tragetet kanë pasur vonesa 4-5orë në mbërritje.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor