PUKË - Në malin e Kerrabit në Pukë Tonin Çuni është plagosur rëndë pasi e zë pema poshtë. Mësohet se 47-vjeçari bashkë me djalin 14-vjeçar kanë shkuar për të prerë dru në
Malin e Kerrabit.

Ata prisnin dru në mënyrë të paliqshme në këtë pyll dhe gjatë punës, njëri nga lisat i ka rënë në kokë çka ka bërë që Tonin Çuni të merë dëme të rënda në  kokë.

Menjëherë strukturat e emergjencave civile dhe ato shëndetësore kanë shkuar për ti dhënë ndihmën e parë me helikopterin e emergjencave shëndetësore dhe po e transportojnë 47-vjeçarin drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)