PUKË – Një i ri 22-vjeçar nga Puka ka gjetur vdekjen sot nga plagosja me armë zjarri në fshatin Gurjan i Vogël. Ai quhet Bardhok Përndrecaj dhe është qëlluar me çifte nga një 25-vjeçar. Përndrecaj u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por vdiq gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra.
 
Sipas banorëve të zonës, 22-vjeçari ka debatuar në qendër të fshatit me një bashkëfshatarin e tij, debat ky që ka degjeneruar në përdorimin e armës nga autori i krimit i cili dyshohet se është 25-vjeçari. S. Luka.

Luka ka qëlluar disa herë ndaj Përndrecës, duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë në mes të fshatit. Pas kryerjes se krimit, autori është larguar menjëherë, ndërsa kanë qenë banorët e zonës që i kanë ardhur në ndihmë 22-vjeçarit për ta transportuar drejt spitalit të Pukës.  Por, si pasojë e largësisë nga qyteti, Përndreca ka humbur jetën gjatë rrugës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është në kërkim të autorit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)