PUKE - Një tjetër administrator i kompanive përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve është vënë në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Policia e Shtetit ka arrestuar Arif Matën, me detyrë administrator i firmës për mirëmbajtjen e rrugës Bardhet-Iballë, në rrethin e Pukës.
Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë për shkak se kompania ku ai ishte administrator, nuk ka marrë masat e nevojshme gjatë situatës së bllokimit të rrugës nga bora në Iballë, gjatë periudhës së festave të fundvitit.
Ai është vënë nën akuzë për shpërdorim detyre, për mosmarrjen e masave të nevojshme të kërkuara dhe kontraktuara nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ky është një tjetër rast i arrestimit për shpërdorim detyre nga ana e zyrtarëve të kompanive të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve në vend, në rastet e bllokimit të tyre.
Pak ditë më parë, policia arrestoi 4 persona, mes të cilëve administratorin e firmës “RD-2” dhe 2 zyrtarë të shtetit, përgjegjës për mosmarrjen e masave në aksin Qafë Thanë-Pogradec, ku gjatë festave të fundvitit, u regjistruan probleme dhe vështirësi të shumta qarkullimi.
Vetë Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto theksoi ditë më parë se do të merren masa ndaj kompanive të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat nuk kanë respektuar kontratën dhe kanë marrë masat e nevojshme për lirimin dhe kriposjen e rrugëve gjatë bllokimit të tyre si pasojë e reshjeve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO