U qëllua me armë zjarri në Pukë, vdes 30-vjeçari në spitalin e Shkodrës

U qëllua me armë zjarri në Pukë, vdes 30-vjeçari në spitalin e Shkodrës

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjet e sotme në Pukë ku një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë duke gjetur vdekjen. Burime për shqiptarja.com mësojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftall të Pukës, ku i plagosur ka mbetur i riu Petrit Biba, nga Rubiku 30 vjeç.

Burime pranë policisë bëjnë të ditur se 30-vjecari, ishte punonjës pranë kantierit të ndërtimit të hidrocentralit ne Kaftall. Mësohet se 30 Biba fillimisht ishte sjellë pa ndjenja ne spitalin e Pukës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Shkodrës, ku ka humbur jetën gjatë një operacioni duke mos mundur t'i mbijetojë dot plagëve të rënda të marra në bark.  

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston