PUKE - Një person ka humbur jetës pasi një masiv dheu është shembur në minierën e bakrit në malin e Munellës, Pukë. Masivi i dheu është shembur në katin e 6-të të galerisë, në një thellësi prej 2 mijë metrash ku ishin duke punuar minatorët.
Pas rreth një orë pune forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse nxorën nga miniera trupin e pajetë të minatorit Gjovalin Prengaj, 48 vjeç, nga fshati Kimëz.
Ende nuk ka shumë detaje për mënyrën se si ndodhi shembja brenda galerive. Në minierën e bakrit në Munellë punojnë rreth 170 minatorë. Miniera e Munellës në Pukë ndodhet në lartësitë e masivit malor me të njëjtin emër në kufirin Pukë Mirditë, rreth 70 kilometër larg qytetit të Pukës. Miniera e Munelles është një prej pasurive më të mëdha të nëntokës në vendin tonë.
Nga galeritë e Munelles nxirren çdo ditë dhjetëra ton mineral bakri i cili është i pasur edhe me ar dhe argjend. Kushtet e punës së minatorëve kanë qenë të debatuara mes punonjësve, por një kontroll i fundit nga autoritetet kishte hedhur poshtë zërat e tyre për kushte jashtë standardeve.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO