Puka është përfshirë në Festivalin e Parë të Lojrave Verore për Fëmijë këtë fundjavë. Festivali është quajtur “PUKISS”,një eksperiencë e huazuar nga Austria.

Fëmijët kanë kaluar momente të veçanta argëtimi  zbavitjeje dhe edukimi  mes këngëve e lojërave. Fundjava nuk ka qenë argëtuese vetëm për fëmijët,por edhe për të rriturit, të cilët u përfshinë në festë.