Barbara Cox ishte në shënjestër të zogjve të cilat e kanë dëmtuar në këmbë. Policia nuk ka mundur ta ndihmojë të moshuarën dhe vetëm pas tre ditësh ajo ka mundur të mjekohet.
“Dola jashtë për të vënë rrobat të thahen dhe pashë diçka në fund të kopshtit, mendova se janë zogj të ngordhur. Sapo u afrova menjëherë mu vërsulën dy pulëbardha. U tmerrova, jam 80 vjeç. Njëra prej tyre më kapi në këmbë me kthetrat e saj dhe më gjakosi. Kërkova ndihmë nga policia por ata s’më ndihmuan duke më thënë që nuk kanë fonde për të tilla raste. Vetëm pas tre ditësh kam mundur të dal nga shtëpia dhe të marr ndihmën mjekësore të nevojshme”, është shprehur gruaja.