Pullat fiskale do prodhohen nga shtypshkronja e letrave me vlerë! Ministri i Financave: Tarifa do jetë me ulët se ajo e koncesionit

Prej janarit të vitit të ardhshëm, pullat fiskale do të jenë monopol shtetëror dhe prodhimi i tyre do të bëhet nga shtypshkronja e letrave me vlerë që është Shoqëri Aksionere me aksioner Ministrinë e Financave.

“Deri në vitin 2012 pullat janë prodhuar nga një shoqëri aksionere që ishte shtypshkronja e letrave me vlerë. Është shtypshkronja e letrave me vlerë dhe përsëri aty do të shtypen. Ligji autorizon këshillin e ministrave që të përcaktojë personin juridik publik. Pra, shtypshkronja e letrave me vlerë do të jetë personi që do të prodhojë pullat fiskale. Aksionar i letrave me vlerë është Ministria e Financave”, tha Ministri i Financave Ervin Mete.

Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale për produktet e akcizës (cigare, alkool, karburant...) është 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa ministri tha se tarifa e re do të jetë më e ulët.

“Do të përcaktohen elementet e sigurisë dhe tarifat, pra për çmimin. Ky ka qenë një koncesion i kushtueshëm, por në të ardhmen do të ketë një kosto më të ulët. Duhet të ofrohet me një kosto më të ulët se aktualisht pasi është më i lartë se rajoni”, tha Mete.

Në komisionet parlamentare ishte Ministri i Financave Ervin Mete që prezantoi projektligjin për akcizat me qëllim që ky shërbim ligjërisht t’i kalojë shtetit.

“Në ligjin e akcizave ka qenë i përcaktuar në disa nene koncesionari i pullave por duke qenë se koncesioni mbaron në 31 dhjetor të këtij viti dhe do ti kalojë shtetit. Janë bërë ndryshimet në ligj që si koncesionari, si procedurat që lidhen me të, do hiqen nga ligji dhe theksohet që pullat fiskale janë tashmë monopol shtetëror dhe Këshilli i Ministrave do të autorizojë një person juridik publik për të prodhuar pullat fiskale. Është ngritur grupi i punës për të përcaktuar procesin e daljes, ka një bord për këtë proces”, tha Mete.

Ministri u pyet edhe për çmimin e lartë të karburantit.

Nallbati: Si ka mundësi që jemi vendi me çmimin më të lartë të karburantit në Evropë?

Mete: Po shkon drejt mbylljes edhe koncesioni i markimit që rrit çmimin e karburantit në vend.

Koncesioni i pullave fiskale është miratuar në 2011 dhe erdhi si një propozim i pakërkuar nga shoqëritë koncesionare “Sicpa Security Solutions”, SA e “Sicpa Security Solutions” Albania, sh.p.k.

Ndërsa në vitin 2012 u miratua kontrata koncesionare e pakërkuar për markimin e karburanteve me afat 10 vjeçar. Ende nuk është caktuar se me çfarë tarifë do të ofrohet shërbimi i markimit dhe monitorimit nga dogana. Por aktualisht me këtë koncesion qytetarët kanë paguar 2 lekë për çdo litër naftë si tarifë markimit.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ UEFA shpall formacionin më të mirë të Evropianit, dominojnë lojtarët e Spanjës

Euro 2024/ UEFA shpall formacionin më të mirë të Evropianit, dominojnë lojtarët e Spanjës