TIRANE- Maksimumi i pikëve të kandidatëve për punësim në administratë do të jetë 100, pjesa më e madhe e të cilave i takojnë provimit me shkrim. Sipas përcaktimeve të reja nënligjore të sapo miratuara nga Këshilli i Ministrave, këto pikë do të ndahen përkatësisht: për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë; për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë; për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.