Punësimet te Artet
reagon rektori Malaj

Punësimet te Artet<br />reagon rektori Malaj
Anulohen në mënyrë urgjente nga rektori Petrit Malaj vendet e punës në Universitetin e Arteve, që u shpallën në datën 1 korrik, menjëherë pas zgjedhjeve elektorale.

Papritmas dy vende pune të përcaktuara në degët piano dhe fizarmonikë, javën e kaluar zbardhën skandalin e punësimeve në Universitetin e Arteve dhe nxitën debate të forta, jo vetëm në opinionin artistik, por edhe mes krerëve të institucionit, dekanit të muzikës, Sokol Shupo, zëvendësrektorit për drejtimin artistik të Universitetit, Arben Llozi, dhe rektorit Petrit Malaj.

Në thelbin e polemikave mes tyre qëndronte mospërputhja e vendit të shpallur të punës me nevojat më emergjente që kishte Universiteti i Arteve dhe problemet e mbartura në këtë institucion për strategjitë e punësimit, të cilat koordinoheshin edhe me Ministrinë e Arsimit.

Violinistja Ina Kosturi, profesore e asociuar, në një intervistë për “Shqiptarja.com” theksoi se kjo mënyrë punësimi bëhej me shpejtësi, sepse në traditën e Universitetit të Arteve zotëronte “klientelizmi” duke shtuar se tashmë pas zgjedhjeve “vendet e punës lihen amanet për miqtë”.

Violinistja Kosturi argumentonte se sipas rregullores instrumentet e tjera e jo pianoja kishin nevoja më urgjente për vendet e punës. Veç kësaj të shpallurit kandidat për vende pune nuk përmbushnin as kriteret e punësimit dhe kandidatët nuk kishin mjaftueshëm titujt që përcaktoheshin në rregullore.

Gazeta botoi në këtë artikull edhe një tabelë me mënyrën si punësohen pedagogët kundrejt numrit të nxënësve ku siç shprehej violinistja Kosturi “në degën e violinës principale prej 20 vjetësh nuk është punësuar asnjë pedagog, ndonëse numri i studentëve krahasuar me programe të ngjashme si piano dhe violonçel e kërkon këtë, për më tepër dhe zbatimi i VKM 331 datë 25.3.2009”.

Gjithashtu, tabela bënte të qartë që për instrumente më të njëjtën vështirësi studimi, bëheshin diferencime përsa i përket numrit të pedagogëve. Rektori Petrit Malaj reagoi për gazetën duke theksuar se mospërmbushja e kritereve për punësimin dhe nevojën varej nga dekani dhe nuk vendoste ai për vendet e punës.

Reagimi i Malaj disa ditë më vonë ka pasuar me nxjerrjen në faqen zyrtare të universitetit të Arteve të vendimit për anulimin e konkursit për dy vendet e lira të punës që u premtuan në datën 1 korrik.

urdhri i rektorit petrit malaj

Udhëri i rektorit për anulimin e konkursit

Urdhëri që mban numrin 44, datë 09. 07. 2013, firmosur nga rektori i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj, lëshohet për anulimin e konkursit të shpallur më datë 26 qershor 2013 për dy vende e lira të punës për piano dhe fizarmonikë, për të cilat në datën 1 korrik ishin marrë në referencë për pedagogë pianisti 25-vjeçar Zamir Kabo dhe fizarmonicistit Elton Balla, që të dy pa titullin profesor. Në urdhrin e lëshuar nga rektori Malaj shkruhet:
“REPUBLIKA E SHQIPERISE
UNIVERSIETI I ARTEVE
REKTORATI
PER ANULLIMIN E KONKURSIT PER 2 (DY) VENDE TE LIRA PUNE PER PUNONJES MESIMOR NE FAKULTETIN E MUZIKES
Në bazë të nenit 39 të Statutit të Universitetit të Arteve, duke pasur në konsideratë se me
shkresën nr. 800 prot. date 27.06.2013, Universiteti i Arteve ka njoftuar Agjencinë e Prokurimit Publik për botimin e njoftimit për konkursin për dy vende të lira pune për punonjës mësimor ne Fakultetin e Muzikës; duke pasur në konsideratë se njoftimi është botuar ne Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 27, datë 08.07.2013; duke vlerësuar afatet në përputhje me VKM nr. 176, date 29.03.2006 "Për botimin e Buletinit të Njoftimeve Publike",
i ndryshuar; duke mbajtur në konsideratë gjithashtu se vendi i lirë i punës për lektor pianist
është përcaktuar ne kritere se do të angazhohet në lëndët Shoqërim instrumental, Muzikë dhome (piano) dhe Piano speciale, gjë qe nuk përputhet me angazhimin e punonjësve
mësimorë me titull akademik lektor ne veprimtaritë akademike sipas VKM 331, datë
25.03.2009, i ndryshuar,
1. Anulimin e konkursit për dy vende të lira pune për punonjës mësimor në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve.
2. Dega e Burimeve Njerëzore të kryej njoftimet përkatëse për anulimin e konkurseve.
3. Ngarkohen Fakulteti i Muzikës dhe Dega e Burimeve Njerëzore për zbatimin e këtij urdhri.
4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Prof. Petrit MALAJ
Rektor
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj