TIRANE- Sipas një studimi, niveli i lartë i presionit në punë mund të vështirësojë gjetjen e partnerit të jetës. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se femrat, që kanë nivele të larta të kortizolit konsiderohen me fytyra më pak tërheqëse për meshkujt, sesa homologet e tyre më të çlodhura.
Ky shihet si lajm i keq për ato vajza që merren me punë stresuese dhe po kërkojnë dashurinë e jetës. Efekti në fjalë mendohet të ndodhë edhe për shkak se fytyra jep sinjale të forta në lidhje me shëndetin dhe pjellorinë e një personi. Kështu që kush ka nivele të larta stresi është përgjithësisht edhe më pak i shëndetshëm.
Gjithsesi, studiuesit kanë zbuluar se fortësia e sistemit imunitar të një femre nuk ndikon në aspektin e tërheqjes së saj ndaj seksit të kundërt. Studimet e mëparshme për meshkujt kanë treguar se tek ata ekziston prirja për të qenë më atraktivë, nëse kanë nivele më të ulëta stresi dhe sistem më të fortë imunitar.
Doktor Markus Rantala, biolog i Universitetit të Turkut në Finlandë, që ka udhëhequr studimin, shpjegon: "Ndoshta, nivelet e ulëta të kortizolit sinjalizojnë edhe mirëqenien në fytyrat e femrave. Kjo është në përputhje me disa studime mbi njerëzit që kanë treguar se stresi ka një efekt të fortë negativ në shëndet, përfshi edhe funksionin imunitar, sëmundjet e zemrës dhe dyshimin mbi kancerin.
Një shpjegim alternativ është se tërheqja në fytyrë sinjalizon potencialin riprodhues, që është ndërmjetësuar pjesërisht nga hormoni i stresit".
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 08.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com