Një punëtor ndërtimi u filmua ndërsa shtypte me një ekskavator makinën e shefit të tij.

Pronari i makinës mbeti i shtangur në vend nga ngjarja e cila po zhillohej në sy të tij.

Ndërsa shefi i kompanisë së ndërtimit po jepte një intervistë lidhur me punimet, punëtori, i cili ishte nxehur me shefin e tij, nuk i mbajti dit më nervat dhe vendosi të hakmerret duke i shkatërruar makinën.

Ai përdori një ekskavator të madh për të shtypur makinën. Pas disa sekondash, makina u bë petë nga pesha e madhe. Megjithatë, vendi se ku ndodhi kjo ngjarje, apo se pse punëtori ishte i nxehur me shefin e tij, nuk dihen.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)