Puna natën rrit rreziqet në shëndet

Puna natën rrit rreziqet në shëndet
Puna gjatë natës shton rrezikun nga sëmundjet e diabetit, infarktit miokardit dhe kancerit.

Sipas studiuesve puna gjatë ndërrimit të natës mund të shkaktojë kaos në organizëm dhe mund të ketë pasoja të rënda afatgjatë
.
Hulumtuesit thonë se çrregullimet që shfaqen gjatë punës natën, shkaktojnë probleme në nivel molekular. Ata janë shprehur të befasuar nga shpejtësia dhe serioziteti i dëmtimeve që ndodhin kur njeriu nuk fle gjatë natës.

Organizmi i njeriut ka ritmin e vet natyror apo orarin trupor, sipas të cilit është i kurdisur që të flejë natën dhe të zgjohet ditën.

Çrregullimi i këtij orari ka pasoja të mëdha dhe sjell deri te çrregullimi i temperaturës dhe prodhimi i hormoneve, që janë të lidhur me aftësitë fizike të organizmit dhe me funksionimin e trurit.

Testet mjekësore kanë treguar se gjashtë gjene janë të programuara që të jenë aktive gjatë periudhave të caktuara brenda ditës dhe natës. Në rast se njerëzit qëndrojnë zgjuar gjatë natës, atëherë humbet ky mekanizëm gjenetik.

Duke u bazuar në të dhënat e reja, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se funksionet trupore – siç është puna e zemrës, veshkave dhe trurit – humbin koordinimin nëse prishet ritmi natyror i gjumit dhe zgjimit.Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor