Nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëherëzi kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratortët, Jorida Tabaku, ka akuzuar mazhorancën për pengimin sipas saj të punës së komisionit pasi nuk do që të zbardhet e vërteta.
Tabaku tha se do të vijojnë ta bëjnë denoncimin në media, teksa kërkoi që të bëhen ndryshime në legjislacion për mënyrën se si funksionojë komisionet hetimore.
"PS i dha votë kundër, ne do të përpiqemi ta bëjmë denoncimin përmes mediave. Është fatkeqësi shumë e madhe që komisionet hetimore kanë këtë fat në Shqipëri. Në këtë legjislaturë është komisioni i dytë që përballet me forcën e kartonëve. Unë mendoj që duhet ndryshuar ligji për komionet hetimore që opozita të ketë mundësi të vërtetë kontrolli në Parlament", tha ajo.
Sipas saj vijojnë të bëhen pagesat pagesat për inceneratorin e Fierit edhe pse më parë Qeveria ka hasur në kundërshti të avokatit të shtetit, të KLSH, që i kanë këshilluar që nuk duhen përdorur gjykata e arbitrazhit, por gjykatat këtu.
"Qeveria shqiptare i përdor këto vendime të arbitrazhit si jkustifikim pë rtë bërë pagesat. Inceneratori i Fierit nuk duhej ngritur. Pse nuk janë nën hetim ministra, kryetari i Këshillit të Qarkut Fierti. Unë kam pamje filmike brenda inceneratorit të Tiranës, nuk ka asnjë proces incenerimi. Aty është thjesht një landfill i lyer me bojë. 300 mln euro janë një kosto e jashtëzakonshme", tha ndër të tjera Tabaku.
Lajmi kryesor:
Komisioni hetimor i inceneratorëve/ Felaj: Në 3 muaj opozita kërkoi vetëm 3 mbledhje, tani kërkon kohë për propagandë! Tabaku: Mazhoranca, dhunë kartonësh! Vijojmë denoncimet
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?
-
Po
45.8%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 166
Lajme të tjera
-
Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Qeveria gënjen, po ndërtohet në zonë të mbrojtur! Projekt korruptiv, favorizuan kompaninë e afërt me Ramën
24 Qershor, 13:34
-
Tabaku: Ke fituar pushtetin me 'Kajmakët, gjizat e gjalpat'! Rama: Provë se Reforma në Drejtësi funksionon! Alibeaj: Bëhu burrë dhe fol për 'Non Gratat' e tu
16 Qershor, 13:02
-
Kuvend/ Rama: Do propozojmë taksim zero për pagat deri në 50 mijë lekë! Tabaku: Qeveria të rishikojë buxhetin, duhet një paketë e re rezistence
16 Qershor, 12:40
-
Mblidhet këshilli i Integrimit për Reformën Administrative! Tabaku: Korrupsioni s’luftohet me konferenca! Ahmetaj: Sot, administrata publike është larg politizimit
15 Qershor, 14:35
-
Jorida Tabaku: Kosova duhet të na bashkojë
15 Qershor, 12:12
-
Rritja e çmimit të naftës, Tabaku thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit, Bordi i Transparencës është i oligarkëve
15 Qershor, 09:39
-
Çmimi i naftës arriti në shifër rekord, deputetja Jorida Tabaku: Janë rritur produktet bazike nga 20-100 lekë/kg! Qeveria të hedhë sytë tek qytetarët dhe biznesi
14 Qershor, 11:23
-
Konferenca Antikorrupsion, Kryemadhi: Edhe Agim Kajmaku do drejtonte një panel nëse s’do ishte arrestuar! Tabaku: Spektakël
13 Qershor, 20:13
-
Konferenca Antikorrupsion, Tabaku: Spektakël i Edi Ramës, Shqipëria vendi më i korruptuar
13 Qershor, 18:59
-
Rama falenderoi patronazhistët për 31 vjetorin e PS-së, Tabaku vërshon në akuza: Mbetet një nga krimet më të mëdha në vend
12 Qershor, 16:55
-
Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize
9 Qershor, 07:42
-
Meta takon deputetin gjerman të CDU/CSU: Theksova rëndësinë që ka nisja e negociatave të anëtarësimit në BE! Takime dhe me përfaqësues të PD
7 Qershor, 14:07