Shkalla e Meritës, një sistem që do të jetë pjesë e PasqyrAlbania, do të bazohet te meritokracia. Kushdo që dëshiron një vend pune në administratë, do të konkurrojë përmes saj. Pasaporta kthehet në një kod dhe aplikanti i nënshtrohet një provimi dixhital që shmang punësimin e personave përmes njohjeve. Më pas, një komision certifikon vendimin.

“Shkalla e Meritës do të hapë një derë që do të qëndrojë gjithmonë e hapur, përsëri përmes PasqyrAlbania, ku qytetari që do, i riu që do, në Tiranë, Shqipëri apo Australi, gjithmonë nënshtetas i Republikës së Shqipërisë, megjithëse është koha ta hapim edhe për shtetas të BE-së, të paraqitet dhe të regjistrohet me një pasaportë merite të tijën.

‘Arsimi im, përvoja ime, portofoli im është ky, këto janë aftësitë dhe rezultatet e mia. Sa herë të ketë një vend të hapur që mund të jetë në interesin tim, më njoftoni.’

Provimi bëhet dixhital. Ti s’ke nevojë të njohësh, nuk ke nevojë të vish... po qesh njëri aty, por erdhën kohë të këqija i dashur, nuk ke çfarë bën. Kush mendon që do ta shtyjë siç e ka shtyrë, do ta hajë në fund. Provimi nuk është vetëm një ekran, por është një sistem. Banka e pyetjeve trajtohet nga sistemi, vlerësuesit janë të verbër fare, ata që hyjnë në Shkallën e Meritës, për Pasqyrën janë vetëm një kod, jo një emër. Në bazë të pasaportës, kodi merr sinjalin, futet në konkurs. Vendimi në fund certifikohet nga komisioni përkatës por bëhet shumë e vështirë që të përmbyset”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Shteti, 3 plagë që duhen kuruar! Ndërhyrja e deputetëve për punësime të bëhet vepër penale! Me ‘Flamingo Mirror’ publikojmë edhe dokumentet për Sazanin e Zvërnecin