Në mes të muajit gusht pritet të nisë procesi i rekrutimeve në administratën shtetërore për punonjësit me status të nëpunësit civil që duan të përfshihen në administratë apo ata që duan të përfitojnë nga lëvizjet paralele apo ngritje në detyrë.
Shtypi i sotëm i referohet ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, e cila pohon se me përgatitjen e kuadrit nënligjor, është bërë e mundur të hapen dhe konkurset. Sipas ministres, konkurset e reja do të hapen në mes të gushtit dhe shpallja do të bëhet po ashtu në mes të gushtit, ndërsa më pas konkurset do të zhvillohen sipas pozicioneve të lira.
Ajo ka bërë të ditur se procedura që do të ndiqet në këto raste është ajo që përcakton ligji "Për Nëpunësin Civil", i miratuar në maj 2013, si dhe aktet nënligjore të miratuara në funksion të tij.
"Konkurset e reja do të bëhen sipas procedurës që përcakton ligji, sepse integrohen tashmë në Shërbimin Civil një numër i madh punonjësish, pasi nga 3 mijë që ishin, tashmë bëhen 9 mijë dhe për të gjithë ata është dashur të verifikohen dosjet, kriteret etj", tha Harito.
Rekrutimet, sipas saj, u pezulluan për disa muaj, pasi u desh të ndiqeshin të gjitha procedurat që përcaktonte ligji i ri. Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qe rrëzoi aktin normativ të qeverisë që pezullonte zbatimin e ligjit deri në marsin e kaluar, ministrja bën të ditur se ai akt ishte i domosdoshëm, pasi me të u bllokuan rekrutimet dhe iu dha mundësia qeverisë që të riorganizojë administratën./ATSH/
/Shqiptarja.com