Punësimi i 13 mijë personave të rinj në administratë, patronazhistët, përdorimi i i fondeve të tërmetit, 9 pikat kryesore pse PD kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor

Punësimi i 13 mijë personave të rinj në administratë, patronazhistët, përdorimi i i fondeve të tërmetit, 9 pikat kryesore pse PD kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor

1634570663_Screenshot1.jpg

Report Tv ka zbrdhur 9 pikat, mbi të cilën është bazuar PD-ja për të ngritur Komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Mes tyre është çështja e patronazhistëve. dhënia e fondeve të tërmetit për zgjedhje, tendera publikë, punësimi i 13 mijë punonjësve të rinj në administratë, që sipas tyre është bërë për qëllime elektorale. 

"Përvec fenomeneve kriminale të shtrira në të gjithë vendin të blerjes së votës përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe të hapur me rrjetet kriminale, Partia Demokratike ka konstatuar edhe 9 rrethana konkrete të parregullsive të rënda të procesit zgjedhor, si më poshtë vijon:

1.Përdorimi i të dhënave personale i 910.000 qytetarëve shqiptarë (patronazhistët) për presion ndaj votuesve dhe asgjësimin e fshehtësisë së votës;
2.Pagesa e 125 milionë eurove nga fondet publike përgjatë fushatës zgjedhore për shpërblimin e dëmeve për mijëra familje që u prekën nga tërmeti i vitit 2019, në shkelje të ligjit, me qëllim blerjen e votave familjare nga familjet në nevojë;
3.Dhënia e tenderave publikë dhe koncesioneve të mëdha, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së. Shuma rekord prej 505 milionë eurosh u regjistrua në fushën e prokurimit publik në muajt Nëntor-Dhjetor 2020 për një total prej 878 kontratash dhe prokurimesh publike, në krahasim me mesataren vjetore prej 116 milionë për të njëjtën periudhë zgjedhore të mëparshme.
4.Shpenzimi i 120 milionë eurove nga bashkitë vendore për punë asfaltimi, fond i disbursuar nga Qeveria në periudhë zgjedhore për pushtetin vendor të kontrolluar nga e njëjta parti;
5.Rritja e pagave të administratës publike me 63 milionë euro në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
6.Punësimi i përkohshëm i 13.000 punonjësve të rinj në administratën publike në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
7.Disbursimi i parakohshëm i fondit të ndihmës ekonomike prej 2.5 milionë euro dhe shtesa e paligjshme e 20.000 familjeve në programin e ndihmës ekonomike në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
8.Legalizimi i më shumë se 10.000 ndërtesave informale në shkëmbim të votës familjare, si dhe shfrytëzimi i këtij procesi nga agjencitë qeveritare në funksion të plotë të kandidatëve të Partisë Socialiste;
9.Mbyllja e pajustifikuar dhe e parregullt e kufijve shtetërorë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mos lejuar numrin e lartë të votuesve të diasporës shqiptare dhe të minoritetit grek të vinin të votonin në Shqipëri", thuhet në dokument.


Lajmi kryesor:

Konstituohet Komisioni Hetimor për 25 prillin, raporti final në 12 janar 2022! Kërkesë për informacion në 19 institucione, Rama dhe 21 zyrtarë të tjerë do thirren dëshmitarë! Lista


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?