Gjatë hapjes zyrtare të fazës së dytë, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf, u shpreh se puna për krijimin e vendeve të reja të punës do të vijojë.
"Programi i bashkëpunimit zviceran me Shqipërinë ka një pjesë të mirë të përkushtuar ndaj arsimit profesional, punësimit dhe zhvillimit të sektorit privat. Kjo fazë e dytë do të ketë më shumë në fokus tek bashkëpunimi me sektorin privat për të përfshirë më shumë nga segmentet e prekshme të popullatës si përfitues”., tha Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf
Zëvendës ministrja e Financës, Ekonomisë dhe Punës Dajna Sorensen foli edhe mbi nevojën e informimit të të rinjve për mundësitë që ofron tregu.
“Risi Albania ka kontribuar në mënyrë domethënëse në ndërmjetësimin e punësimin nëpërmjet informacioneve të përmirësuar të tregut të punës, por u kanë folur në radhë të parë të rinjve me një gjuhë që bën sens”, tha Dajna Sorensen.
Ndërsa menaxherja e RisiAlbania Edlira Muedini, prezantoi fazën e dytë të këtij projekti.
"Projekti në këtë fazë të dytë do të vijë me një fokus më specifik duke filluar me sektorin e agro-biznesit ku fokusi do të jetë nënsektorial. Sektori i fruta perimeve dhe i bimëve medicinave dhe aromatike janë dy nënsektorët e parë të fokusuar për mbështetje për të kaluar më pas në sektorin e Turizmit ku fokusi do të jetë rajonal”, tha Edlira Muedini, menaxhere e RisiAlbania.
Gjatë viteve të fundit niveli zyrtar i papunësisë së të rinjve ka qenë rreth 30%. RisiAlbania u krijua në vitin 2013 për të adresuar problemin e papunësisë tek të rinjtë, një projekt që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO








