Punësimi në administratë, Harito
"Fituesit zgjedhin vet pozicionin"

Punësimi në administratë, Harito<br />
Qeveria shqiptare është e vendosur  për tu dhënë shqiptarëve administratën që meritojnë. Kështu shkruan ministrja e Inovacionit, Milena Harito në një postim në rrjetin social Facebook.
 
“Për herë të parë në shërbimin civil konkurohet për një grup pozicionesh e jo më për një pozicion të vetëm. Mundësitë janë më të mëdha për secilin, por edhe konkurrenca më e forte. Më të zotët do të renditen fitues sipas pikëve ”, shkruan Harrito.
 
Ministrja sqaron se nëse janë pra 12 pozicione të lira do të shpallen 12 fitues, të renditur nga 1 në 12.

Për herë të parë fituesit, sipas renditjes, do të kenë mundësinë të përzgjedhin ndërmjet pozicioneve të lira.  Ministrja e Inovacionit, Milena Harito thekson se parazgjedhja e kandidatëve dhe manipulimi bëhen praktikisht të pamundura.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin