Punësohen nga portali edhe 218 bluza të bardha, Manastirliu: 'Infermierë për Shqipërinë' tashmë ligj!

218 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike u punësuan nga konkursi i tretë “Infermierë për Shqipërinë”, në sistemin shëndetësor publik në të gjithë vendin, me transparencë dhe meritokraci.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti infermierët e punësuar rishtazi, ku tha se portali “Infermierë për Shqipërinë” do të përfshihet në ligjin e ri për kujdesin shëndetësor.

“Nëpërmjet ligjit të ri të kudesit shëndetësor që ne kemi propozuar, portali ‘Infermierë për Shqipërinë’ të vendoset në ligj, për të mos u kthyer kurrë prapa në punësimin me taraf e parti, por për të ligjëruar këtë mënyrë transparente punësimi, që i jep hakun që i takon gjithësecilit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se platforma “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e infermierëve në sistemin shëndetësor është një hap përpara drejt garantimit të transparencës dhe meritokracisë për punësimin në sistemin shëndetësor publik, Ministrja e Shëndetësisë tha se ky sistem përparëson përzgjedhjen e më të mirëve.

“Nga 218 profesionistë të punësuar, ka mes jush infermierë ekselentë që kanë hyrë në testim me 10 pikë bonus, një praktikë e re e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të ‘Paktit për Universitetin’ dhe angazhimit që kemi marrë për të rritur cilësinë në kujdesin shëndetësor, përmes punësimit të më të mirëve në sistemin publik”, u shpreh në fjalën e saj Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu theksoi gjatë takimit me infermierët e sapo punësuar, se, edukimi në vazhdim do të jetë detyrim i institucioneve shëndetësore. “Punësimi është vetëm hapi i parë. Tashmë edukimi në vazhdim, do të vendoset në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor si detyrim i institucioneve për t’jua mundësuar dhe nëse jo, do të penalizohen drejtuesit e institucioneve shëndetësore”, tha Manastirliu

Duke u ndalur te ndryshimet në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se akreditimi 5-vjeçar i institucioneve shëndetësore publike dhe jo publike, do të bëhet vetëm nëse plotësohen kriteret bazë, që do të jenë kusht për akreditimin.

“Ndryshimet që ne propozojmë në ligj lidhen edhe me plotësimin e kushteve bazë të çdo institucioni që ofron shërbim shëndetësor, qoftë ky publik apo jo publike. Nëse nuk plotësojnë kushtet bazë, nuk do të munden të operojnë më, pasi do t’u pezullohet licensa deri në plotësimin e këtyre kushteve dhe më pas do të mund të përfshihen në procesin e akreditimi”, tha Manastirliu.

218 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike u punësuan vetëm me konkursin e tretë “Infermierë për Shqipërinë”, ndërsa janë 1161 profesionistë ((1,031 infermierë, 82 mami, 5 fizioterapist dhe 18 teknik imazherie) që i janë bashkuar sistemit shëndetësor publik që prej hapjes së portalit “Infermierë për Shqipërinë” një vit më parë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025