Gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 9 muaj burg dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të cilët u shpallën fajtor për shpërdorim detyre.

Ish-zv drejtori dhe drejtori i komanduar dhe shefi i financës dhe shërbimeve mbështetëse janë dënuar me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke zbritur në 6 muaj heqje lirie.

Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove.

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.