Punët e Tiranës!

Punët e Tiranës!

Tirana i ka shumë mirë punët! Po, po, i ka aq mirë dhe sot jam mëse i bindur për këtë. E dini pse? Sepse sot në rrjetet sociale dhe portalet tona, që na mbajnë kokëulur gjithë ditën mbi ekran, nuk lexova asnjë gjë për ndonjë rrugë të prishur, për ndonjë kapak pusete që mungonte diku në qytet, as për ndonjë poç LED të djegur, as psh për ndalimin e punës te Rruga e Durrësit – ku Bashkia e Tiranës po investon për ndryshimin e tubacioneve të kanalizimeve që nuk janë ndërruar që nga koha e italianit – as për ndonjë kosh të mbushur me plehra, as për ndonjë lulishte të papastruar, as për ndonjë kënd lodrash të parregulluar, as…as…as… asgjë për be!

Nuk pashë asnjë lajm të tillë, as ndonjë postim therës për problemet e qytetit. E dini çfarë pashë? Pashë një mal me komente dhe disa portale shpotitëse për një foto që na paskish hedhur në rrjetet sociale stafi i medias i kryetarit të bashkisë dhe aty dielli na paskish lindur (ose po perëndonte) në veri?! I habitur, së pari i dhash një shpjegim logjik kësaj fotoje të çuditshme dhe nisa të bubrroja online. Pas 2-3 klikimeve e zbulova: Stafi i bashkisë e kishte marrë foton siç ishte nga një faqe që i bën reklamë Tiranës, të quajtur Visit Tirana, dhe e kishte postuar (repost) pa e menduar dy herë, të nxitur nga bukuria e fotos. Me sa duket, fotoja ishte fotoshopuar (siç bëjnë sot gjysma e VIP-ave tanë në Instagram me bythët, kofshët dhe cicat e tyre, por ne thjesht ua shohim pa ndonjë kritike) dhe për t’i shtuar “bukurine”, faqja Visit Tirana e kishte pajisur edhe me një diell shkëlqyes në sfond. Faj i rëndë? Në epoken e fake neës, ky është një marifet krejt i padëmshëm, krahasuar ta zëmë me qindra fake neës-et që poston ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në FB, i fshehur pas qytetarit dixhital. Me këtë nuk dua të mbroj bashkinë, e cila duhet të bëjë me kujdes me fotot që hedh sepse u mori mendtë miletit.

Por, a duhet të shqetësohet Bashkia e Tiranes pse sot u bë objekt sulmesh në rrjete për një foto të huazuar nga një faqe interneti? Strategjia e tyre, me sa kam vënë re me daljet e Veliajt në Tv, është që të flitet sa më shumë për bashkinë, ndaj s’besoj se e kanë vënë ujin në zjarr. Postimi i një fotoje nuk ndikon në jetën e asnjërit prej qytetarëve të Tiranës. Një rrugë e prishur, një poç i djegur a një pusetë e hapur, mungesa e një shkolle, po. Por, siç e thashë më lart, asnjëra prej tyre nuk ishte shqetësim i sotëm për ata që komentuan e shpotitën foton.

Po PD dhe Lulzim Basha a duhet të shqetësohet, kur 7 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, ku Tirana zë pjesën vendimtare dhe përcakton fituesin e tyre, një foto e fotoshopuar krijon më shumë debat se çdo akuzë tjetër që selia blu ka hedhur ndaj bashkisë? Kjo është pyetja që më lindi çuditshëm teksa po bubrroja sot në internet. Dhe besoj përgjigja është e qartë.

Prandaj, realisht Tirana i ka punët mirë!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ej or te: 05/09/2020 13:11

    Do te kishte mjaftu nje sqarim i bashkise dhe debati do te ishte mbyllur. Por Bashkia e lal .... nuk denjon me dhene sqarim sepse i duket ulje

    Përgjigju
  • Rom6: 05/09/2020 10:35

    Tirana katundi me i madh i botes,,,nje perqendrim fshataresh i papare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës