Punëtorët e Uzinës së naftës në Ballsh protestë para prefekturës: Duam pagat e sigurimet! Do nisemi drejt Tiranës (VIDEO)

FIER- Rreth 100 punëtorë të Uzinës së Naftës në Ballsh, “Tosk Energji” kanë protestuar sërish para prefekturës së Fierit. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe sigurimet shoqërore, si dhe të rikthehen sërish në punë. Ata pretendojnë se kanë dy muaj pa marrë rrogat dhe 6 muaj pa siguracione.

Një javë më parë ata zhvilluan një takim me prefektin, ndërsa pretendojnë se ai i kishte premtuar se do të merrnin pagat, por shprehen se deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ata paralajmërojnë se do të udhëtojnë drejt Tiranës për të vijuar aty protestën e tyre. Kjo situatë me rafinerinë e Ballshit e cila ka rreth 800 punonjës ka ndodhur disa herë, por sërish pagat vijojnë të vonohen.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur