SPECIALE/Punëtori kapitalist përballë atij socialist, Report Tv sjell historinë e Fëllënxa Osmanllarit: Çdo ditë e imja është punë dhe sërish nuk i përballoj dot shpenzimet

Një maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve. Shqipëria ka eksperiencë ndryshe nga vendet e tjera në përkujtimin e kësaj date. Gjatë sistemit socialit punëtorët dilnin në parada për të festuar arritjet e propaganduara. Sot përsëri nuk i përshtaten simbolikës së kësaj date që është: protesta për të drejtat e tyre. Në kapitalizëm, punëtorit nuk i del paga e një pune për të jetuar. Ndryshe thonë nostalgjikët e para vitit 1990.

“Mua më quajnë Fëllënxa Osmanllari. Jam 44 vjeç. Lindur e rritur në Pogradec dhe kam ardhur në vitin 1990. Jam martuar në vitin 2000. Jam  nënë e 3 fëmijëve. Djali me aftësi ndryshe është i treti. Për 14 vjet e kam pasur jetën keq. Në punë kam dalë në 94’ dhe kam qenë 14 vjeçe. Puna ime e parë ka qenë fabrika e këpucëve. Kam punuar makiniste për 26 vjeç. Kjo punë tani është më e lodhshme se e para. Tani e kam më mbingarkesë”, tha Fëllënxa.

Sot Fëllënxës nuk i del vetëm një punë. Djali 14 vjeçar me aftësi ndryshe ka nevojë jo vetëm për përkujdesje, por dhe për para sepse ai është i sëmurë dhe me tumor në kokë.

“400 euro blej vetëm ilaçe. Do dhe pampersa pasi është tetraplegjik. 15 mijë ose 20 mijë i donë gjatë ditës. Përpos shpenzimeve që ka përditë, do duhet të ja plotësoj. Do që ta çojmë kudo që do ai. Jo çdo ditë se kam mbingarkesë të ditës. Vetëm unë punoj sepse bashkëshorti ka kujdestarinë e djalit. Puna e fundit është lokali. Kamariere, banakiere, pastruese të gjitha. Puna tjetër është pastrimi i shtëpive. Nuk i përballoj dot të gjitha. Sa gjej orën e lirë vij e pastroj shtëpinë, laj e ndërroj djalin. Çdo ditë e imja është punë. I lë një pjesë punësh. Unë zgjohem në 4 të mëngjesit. Në 5 e filloj punën. E njëjta rutinë pa pushim. Lokal lagjje është. Emrin ja kam vendosur Gersi. Mbi atë nuk vendos asnjë. Një rrogë minimale nxjerr nga lokali. E fundit 500 mijë lekë. Në kohën e pandemisë me zi e kam mbajtur. Djali më merr 360 mijë lekë. I shtoj dhe tjera dhe i marr ilaçet e kokës. Më mirë rri pa bukë dhe ilaçet nuk ja lë. Shpërblime nuk kam marrë asnjëherë. Pushime nuk kam bërë asnjëherë. As në verë. As të shtunë dhe të diel”, thotë ajo.

“Të gjithë të ndërmarrjes vishemi shumë mirë”, tha një e moshuar.

“Shumë bukur ka qenë. Dilnim në lulishte. Merrnim me vete për të ngrënë. Rrinim tërë ditën”, tregoi një tjetër.

1 maji ishte festa e punëtorëve. Me kallaballik. Me fustane të bukura. Tani nuk e ndjejmë fare. E kishim si kujtim”, u shpreh një tjetër.

“Dilnim me mitingje tek xhaxhi Enveri. Parakalonim para udhëheqjes duke brohoritur”, tha një tjetër i moshuar.

Kjo festë zhvillohej për të treguar se partia dhe udhëheqësi ishin të pa gabueshëm dhe po e udhëhiqnin vendin drejt lulëzimit ekonomik. Pasditja shoqërohej me aktivitete nëpër shkolla, kooperativa apo ndërmarrje, ku dhe shpalleshin punëtorët e dalluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pogradecit: 01/05/2022 19:11

    Te uroj gjitha te mirat zoti qoft me ju, jeta eshte shum e veshtire por mos harroni me besu ne zot. Dhe me keq kur jeton ne nje vend si Shqiperia qe te gjitha shpenzimet duhesh ti nxjerresh nga gjepi. GJITHA TE MIRAT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja