Punëtori ra nga kati i 10-të i pallatit dhe humbi jetën, arrestohet drejtuesi i firmës

Punëtori ra nga kati i 10-të i pallatit dhe humbi jetën, arrestohet drejtuesi i firmës

Pallati në ndërtim ku ndodhi aksidenti me pasojë vdekjen

Një punëtor në një pallat 12-katësh në rrugën “Xhorxhi Martini” humbi jetën një ditë më parë pasi ra nga kati i 10 i pallatit në ndërtim. B.A, vjeç 39, banues në Tiranë ishte duke punuar në strukturën e ashensorit kur ra nga lartësia dhe për rrjedhojë vdiq në vend.

Një ditë pas kësaj ngjarje, policia njofton se ka arrestuar drejtuesin teknik të firmës private. Në prangat e policisë ka përfunduar K.P 37 vjeç. Ai akuzohet për mospërmbushje të kushteve të sigurisë në punë. Investitori i këtij pallati është firma “Al-Fam” Sh.p.k dhe sipërmarrës është Salillari Sh.p.k. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P vjeç 37, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues Teknik i një firme private, pasi në rrugën “Xhorxhi Martini”, tek një pallat në ndërtim , ka rënë nga lartësia e hapësirës së ashensorit dhe ka gjetur vdekjen punëtori B.A, vjeç 39, banues në Tiranë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille