Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka raportuar ndërprerjen e energjisë në disa zona të vendit.

Pa drita do të jenë gjatë ditës së sotme një pjesë e jugut, siç janë zonat Radhimë, Tragjas, Dukat dhe Dukat fshat, Llogara, Jonufer, Orikum.

Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona janë bërë punimet në rrjet. Sipas OSHEE, puna do të vijojë nga ora 08-16:00 e ditës së sotme, e cila do të shoqërohet përkatësisht me ndërprerje energjie. 

d.c./shqiptarja.com