Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se është realizuar me sukses shpërthimi i kontrolluar rreth 1 km nga dalja e tunelit, në drejtim të Palasës.

Shpërthimi i cili u regjistrua në orën 11:30 u bë për shkak të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Tuneli i Llogarasë.

Sipas njoftimit, shpërthimi u krye sipas të gjitha standardeve të sigurisë dhe pa penguar trafikun.

“Ju informojmë se shpërthimi i kontrolluar i kryer sot, 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë në drejtim të Palasës, ka përfunduar me sukses pa penguar trafikun. Puna u realizua sipas të gjitha standardeve të sigurisë. Tashmë qarkullimi i mjeteve vijon normalisht”, thuhet në njoftim.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Përfundon shpërthimi i kontrolluar për hapjen e trasesë në Llogara, ARRSH: Nuk u pengua trafiku!

Pamje të rrugës pas shpërthimit të kontrolluar në Llogara 

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi përfundimin me sukses të shpërthimit të kontrolluar  pranë Tunelit të Llogorasë. për hapjen e trasesë së urës lidhëse. Shpërthimi u krye  rreth një kilometër nga dalja e tunelit, në drejtim të Palasës dhe u përdorën sasi të vogla eksplozivi. Sipas autoriteteve rrugore, procesi nuk pengoi qarkullimin e mjeteve. Punimet u koordinuan me Policinë e Shtetit për të garantuar sigurinë dhe menaxhimin e trafikut gjatë momentit të shpërthimit ndërsa pas tij, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht