Dora e njeriut fshihet pas përmbytjes të 5 banesave në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Përmbytja në katet e para të këtyre banesave, është shkaktuar si pasojë e bllokimit të kanalit kullues nga punimet e firmës Salillari.
Është kjo kompani që prej disa muaj ka hapur kantierin për ndërtimin e lotit e parë të autostradës Elbasan-Rrogozhinë, në segmentin nga qyteti deri në Papër.
Për këtë lot të autostradës 40.7 km, pjesë e korridorit të 8-të, kompania Salillari, ka fituar tenderin me vlerë 20 milionë euro (pa tvsh).
Punimet që po kryhen nga Salillari siç është edhe kjo urë që po ngrihet mbi përroin e Kushës, kanë bllokuar hyrjen e kanalit, dhe për pasojë prurjet e përroit nga reshjet intensive, vërshuan drejt banesave. Siç bëri të ditur prefektura e qarkut të Elbasanit, mjetet e komanisë, shkuan në terren për të pastruar kanalin e bllokuar.
Report Tv ishte në banesën e Albert Muçës për të parë nga afër pasojat. Bodrumi i vilës është përmbytur totalisht. "Ka dëme, raki, rroba, ka sa të duash. Ka ardhur tek dera e shtëpisë", thotë ai.
Komente











pervec zhdemtimit per familjet duhet dhe gjove per kundravajtje ne punime...
Përgjigju