Sot nisi faza e pestë e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës në kuadër të riparimit emergjent duke bllokuar qarkullimin. Por, ARRSH njofton se për shkak të reshjeve të shiut, grafiku i punimeve nuk mund të arrihet sipas parashikimit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton opinionin publik që grafiku i punimeve për fazën e pestë të rehabilitimit të segmentit rrugor “Durres – Tiranë” nuk mund të arrihet sipas parashikimit dhe njoftimit të dhënë për shkak të reshjeve të shiut.
Aktualisht, Ura e Dajlanit – Shkozet vazhdon të jetë e bllokuar dhe do të përfundojë brenda ditës së sotme. Segmenti rrugor Mbikalimi i Shkozetit – Sukth, (drejtimi Durrës – Tiranë) aktualisht është i hapur për përdoruesit e rrugës. Në orët e mëvonshme do të bëhet një njoftim të dytë për vazhdimin e punimeve në ditën e nesërme e më tej.
NJOFTIMI I ARRSH
Në autostradë është punuar gjatë javës ndërsa në fundjavë ka qenë e hapur për shkak të fluksit drejt Durrësit. ARRSH deklaroi se në fillim të korrikut do të përfundojnë punimet, por mbetet për t’u parë nëse premtimi do të arrihet, pasi reshjet e shiut shtynë punimet.