Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit për riparimin e rrugës Tiranë-Durrës. Sipas tij, qeveria është çmendur, pasi riparon rrugët kur fillon sezoni turistik.
Qeveria e cmendur riparon rruget tamam kur fillon sezoni turistik. Qeveri me te cmendur nga kjo nuk gjen gjekundi. Nga njera ane hap sezonin turistik ane e mbane Shqiperise dhe na trashi koken duke thene kemi marre te gjitha masat per sezonin turistik. Nga ana tjeter tani qe sezoni ka filluar fillon e riparon rruget, jua nxin jeten qytetareve dhe i krijon probleme bisnesit turistik.
Nxjerrin edhe urdher qe te kufizojne qarkullimin e mjeteve te renda per shkak te trafikut te renduar nga turizmi. Po kaq muaj kur kishin kohe plot,kush jua mbajti doren qe t’i riparonin rruget edhe kur ngarkesa e kevizjeve dhe numri i qytetareve ishte me i paket? Tani e gjeten keta, pikerisht ne kulmin e kevizjes se njerezve, qe t’i riparojne rruget. Jane te paafte dhe kaq
Petrit Vasili