Punimet në Durrës, Dako: S'është
prekur asnjë rrënojë arkeologjike

Punimet në Durrës, Dako: S'është<br />prekur asnjë rrënojë arkeologjike
Një ditë pasi Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ishte thirrur për të dëshmuar në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Report Tv ka zhvilluar një intervistë në lidhje me gërmimet e bëra për ndërtimet e Velierës në Durrës.

Dako është shprehur se duke e ditur që është një zonë ku mund të ketë rrënoja arkeologjike, që në fillim aty kanë qenë arkeologët dhe specialistë të cilët kanë bërë monitorimin e këtyre punimeve, por pasi të përfundojnë këto gërmime, nëse konstatohet se këto rrënoja nuk duhet dëmtuar atëherë ne do të ndërpresim punimet dhe do të rishikojmë projektin.

Firma që po kryen punimet është duke punuar me shumë kujdes dhe e monitoruar.

Kryebashkiaku i Durrësit gjithashtu është shprehur se të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të protestojnë pasi edhe ata janë bashkëaksioner të qytetit dhe vlerave historike.

Nga ana tjetër, Dako ka thënë se ka edhe sulme politike të cilat duan të dëmtojnë projektet ambicioze të Bashkisë së Durrësit për ta dëmtuar atë politisht në zgjedhje e qershorit.

"Ne e dimë mirë që kemi të bëjmë me një ndërtim në një zonë e cila ka vlera arkeologjike. Fatmirësisht nuk është në zonën A që ka një rëndësi të veçantë, por gërmimet kryhen në zonën B dhe në këtë zonë ka rrënoja të periudhës otomane, të cilat arkeologët i kanë zbuluar së bashku me firmën që po zbaton projektin që në momentet e para. Pasi të përfundojmë të gjithë gërmimin do të përcaktojmë llojin e monumentit, vlerën e tij dhe do të mbajmë një qëndrim i cili edhe mund të jetë penalizues për vazhdimin e punimeve, por mund të jetë edhe një vendim që i hap rrugë vazhdimit të projektit. Kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore çdo qytetar ka të drejtë të protestojë sepse është një pjesë e pasurisë që ata kanë, pra janë bashkëaksioner të këtij qyteti dhe padyshim që duhet të ketë sa më shumë transparencë. Ka edhe pjesë politike që kërkojnë dështimin e projektit, për arsyen e vetme që të dështojë suksesi i Bashkisë së Durrësit për t'u penalizuar në zgjedhjet e qershorit 2017. Ju garantoj me bindje të plotë dhe të thellë që ne nuk kemi prekur asnjë rrënojë arkeologjike", u shpreh Dako. 

Gjithashtu Dako është shprehur se nuk është prekuar as edhe një objekt dhe nuk është mbuluar asgjë me beton në vendin ku janë gjetur rrënojat, pasi që në moment e parë ky ambient është i monitoruar edhe me kamera dhe kush deshiron mund të shikojë çdo moment të gërmimeve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore