Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë gjatë muajve të fundit ku po punohet edhe me sistemin e ndriçimit me llamba të posaçme për fushën, që përdoret në stadiumet më moderne të botës, dhe kanë nisur testet e para.
Në një prononcim për Fshf.org, administratori i stadiumit “Air Albania”, Kejdi Tomorri, flet për proceset që po zhvillohen aktualisht në stadium për rikthimin e fushës në gjendje optimale. Tomorri është optimist se fusha do të jetë në gjendje të mirë për ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.
“Sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën kanë mbërritur. Janë prodhim i një prej kompanive holandeze lider të kësaj fushe në botë, që kanë sistemet e tyre në shumë stadiume të Europës, si në Itali, Gjermani, Francë, Holandë, etj. Pra, është i njëjti sistem që përdoret në të gjithë stadiumet më të mira të Europës.
Mendoj që fusha do të jetë në gjendje mjaft të mirë, nuk mund të them në gjendje optimale, sepse koha është shumë e shkurtër në dispozicion para ndeshjes së marsit. Fusha do të kthehet në një gjendje të mirë sidomos në pjesën jugore të stadiumit, ku bie hija dhe llambat shërbejnë pikërisht për të rritur rrënjët e barit, pra për të krijuar një fushë më stabël edhe në atë pjesë”, – thotë Tomorri.
Gjithashtu, Kejdi Tomorri shpjegon edhe fazën tjetër, që konsiston në vendosjen e një tapeti hibrid, që do të mund të përballojë edhe dy ndeshje në javë.
“Ne kemi iniciuar një sërë procesesh që kanë të bëjnë me shkriftimin e fushës, procesi i ‘verti drain’, ajrimi i fushës dhe më pas do të bëhet një mbjellje e fushës për të proceduar me vendosjen e llambave, që do të stimulojnë akoma më tepër rritjen e barit. Ky është një plan imediat për ndeshjen me Anglinë dhe në përfundim të ndeshjes me Anglinë do të vijë një tapet hibrid, që përdoret gjerësisht në stadiumet e mbyllura në Europë dhe më gjerë. Me vendosjen e tapetit të ri pastaj ne pretendojmë që këtu të luhen një numër akoma më i madh ndeshjesh, deri në dy ndeshje në javë pa u dëmtuar fusha”, – deklaroi Tomorri.
MOS HARRONI O KOMENTUES SE MARREZITE E BERA NE EKONOMI E KUDO KANE KOSTO,,DHE KOSTON E PAGUAJME NE SI POPULL ,,JO QEVERITARET,,,VETE KULLA DHE MBULESA E SHKALLEVE NUK LEJON DIELLIN TE BIE MBI BARIN E FUSHES ,,E KESHTU JEMI TE DETYRUAR TE PERDORIM LLAMPA PER BARIN,,KUSH MBAN PERGJEGJSI PER KETE MARREZI,,,PSE ATLETET TE MOS KENE NJE STADIUM OLIMPIK PER STERVITJE E GARA,, SIC KA NE C'DO KRYEQYTET NE EUROPE...ROMA,PARISI,LONDRA,VJENA,BERLINI,ATHINA,BEOGRADI,SOFJA,ETJ..
PërgjigjuShikoni cfar komenti ka bere ky shpellari YLIDON.... O derr maloku a e di nga lind dielli.....
PërgjigjuVENDOSJA E KULLES DHE HEQJA E PISTES ISHTE E GABUAR,,,,,KJO SJELL PAKESIMIN E DRITES TE DIELLIT QE BIE NE FUSHE.sepse eshte me e ngushte ,,,....STADIUMI DUHET TE ISHTE ME PISTE SIC E KISHIN BERE ITALIANET,,QE DHE ATLETET E TIRANES TE KISHIN NJE VEND KU TE STERVITESHIN....
PërgjigjuNuk e sheh ti or mik na mbyten atletet ne Tirane dhe nuk kane ku te sterviten... Italianet e bene me 1940 ku topi ishte si gjyle dhe kepucet e futbollisteve si kambale ushtari. Muhabet tjeter sot ku bileta eshte 50 euro dhe njerezit nuk duan ti shohin futbolliset me dylbi ndryshe e sheh me rehat me 4K ne televizor ne shtepi. Te gjithe stadiumet ne Evrope jane me fushe bari hybrid dhe sa me afer fushes dhe eshte normale te jete keshtu dhe ne Tirane.