Duke nisur nga sot në mbrëmje për një javë rresht aksi Orikum-Palasë do të bllokohet për lëvizjen e mjeteve për shkak të ndërtimit të rrugës.
Aksi do të jetë i kufizuar për të dyja krahët dhe për të gjitha kategoritë e mjeteve, duke filluar që sot në mbrëmje, prej orës 21:00, e deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditën së nesërme.
Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër (19.10.2019).
Kërkohet mirëkuptimi i të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative.
Komente










