Një shpërthim i kontrolluar do të ndodhë të premten në zonën e Llogarasë. Rreth orës 11:00-11:30 do të përdoret një sasi e vogël eksplozivi për të hapur trasenë e rrugëve lidhëse që po ndërtohen atje.
Lajmin e bëri të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar që njofton se punimet po bëhen pa bllokuar qarkullimin dhe trafiku nuk pritet të ndërpritet. Në terren do të jenë edhe forcat e Policisë për të garantuar sigurinë gjatë momentit të shpërthimit.
Projekti përfshin zgjerimin e aksit ekzistues, si edhe ndërtimin e një segmenti të ri rreth 600 metra. Ndërkohë, rruga aktuale po rehabilitohet në një gjatësi prej rreth 1 kilometër, nga dalja e tunelit në anën e Palasës deri te kryqëzimi me rrugën e re Palasë–Dhërmi.
Punimet pritet të mbyllen në fund të qershorit, ndërsa sipas kontratës afati përfundimtar është mesi i gushtit. Pas shpërthimeve do të vijojnë ndërhyrjet për mbrojtjen e skarpatave dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore.
Komente










