Ditën e nesërme, një pjesë e qytetit të Vlorës, konkretisht lagjet “Uji i Ftohtë”, “Lungomare”, “10 Korriku”, “Kalaja” dhe “Jonufra” do të mbeten pa ujë të pijshëm.

Përmes një njoftimi, drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë bën të ditur se kjo vjen për shkak të punimeve për projektin e ujësjellësit të ri të qytetit.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se pjesa tjetër e qytetit të Vlorës nuk do të furnizohet me ujë vetëm gjatë orarit të pasdites të së martës.

Njoftim për qytetarët e Vlorës:

Në zbatim të projektit të ujësjellësit të ri të qytetit të Vlorës, ditën e martë, më 7 Prill do të punohet për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues në zonat:

"Lungomare"

Lagjja “24 Maji”

Lagjja "1 Maji"

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët dhe bizneset se, në kuadër të këtyre ndërhyrjeve, ditën e martë do të ketë stakim të detyruar të stacionit kryesor për shkak të punimeve.

Si rrjedhojë, do të ndërpritet furnizimi me ujë në zonën bregdetare:

“Uji i Ftohtë”

“Lungomare”

“10 Korriku”

“Kalaja”

“Jonufra”

Pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm gjatë orarit të pasdites së së martës.

Gjatë mëngjesit të ditës së mërkurë, furnizimi do të vijojë normalisht.

Faleminderit për mirëkuptimin!

UJËSJELLËS KANALIZIME RAJONI VLORË