Punimet për ujësjellësin tek tuneli i ujit ë ftohtë në Vlorë shkaktojnë trafik! Kreu operatorëve turistikë: Pse bëhen punimet në mes të sezonit, po përzënë turistët

Në mes të sezonit turistik po shtrihen tubat për ujësjellësin e ri tek tuneli i ujit të ftohtë në Vlorë.  Punimet po kryhen në mes të sezonit turistik, kur Vlora pret një numër të madh turistësh. Pronarët e hoteleve dhe vetë qytetarët e Vlorës ankohen për zhurmën e kaosin që po shkaktojnë këto punime.

“Është turp i madh për qeverinë se këto punime mund të bëhen në shtator. Është shumë e bezdisshme dhe për ne si banorë, jo vetëm për turistët. Në këtë aks është lënë vetëm një rrugë kalimi”, thanë banorët.

Kreu i operatorëve turistike, Bedinaj thekson se kjo është koha më e papërshtatshme për të kryer punime, pasi sjell kaos në lëvizjen e automjeve.

“E ka hapur Vlorën në gjithë anët me gropa. Firma ndërtuese nuk vendos sinjalistike, makinat bien në kanale. Është kaos total trafiku, në 2-3 vitet e fundit ndodh e njëjta gjë, punime në rrugë, duke shkaktuar dëm të madh për turizmin”, tha Vasil Bedinaj kreu i operatorëve turistik në Vlorë.

Investimi me vlerë 528 milionë lek është i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa punimet po zbatohen nga dy kompani “Gener 2” dhe “4 AM”.  Në tabele shkruhet se punimet për shtrimin e linjës se ujësjellës-kanalizimeve  nga shkolla e marinës tek uji ftohte e me gjere do të zgjasin 180 ditë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 21/06/2023 02:11

    Dhe Ne Italia Esht E Njeta Gjo Vin Turista Nga Europa Germania Francia Ja Se Fondi Europa Po Bojm Pune

    Përgjigju
    • Luli: 21/06/2023 14:34

      Mos i kerkoni llogari bashkise. Qeveria s'mund te pergjigjet per punimet ne vlore ose cdo bashki tjeter. Apo ta cvendosni vemendjen nga vlora ne tirane? Se pari korrupsionin e keni aty.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Tottenham në rënie të lirë, Chelsea e mund 2-0 në derbi! Spurs tre ndeshje pa pikë në Premier League

GOLAT/ Tottenham në rënie të lirë, Chelsea e mund 2-0 në derbi! Spurs tre ndeshje pa pikë në Premier League