Investimet në Pazarin e Ri të kryeqytetit ka shkaktuar probleme me një pjesë të tregtarëve, të cilët shprehen se nuk janë njoftuar në kohë për bllokimin e hyrjeve në të gjtihë tregun.
Duke filluar nga sot, rreth 150 biznese në pazarin e Ri nuk do të ushtrojnë aktivitetin e tyre, pasi për arsye sigurie bashkia e kryeqytetit ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet në treg.
Punimet e rikonstruksionit tek Pazarit të Ri kanë shkaktuar probleme dhe pakënaqësi tek bizneset e tjera që ushtrojnë aktivitetin në atë zonë. Për shkak të rrethimit të Pazarit të Ri deri më 20 shkurt afro 150 biznese nuk mund të kryejnë aktivitetin.
Sot ishte dita e parë që tregtarët, konsumatorët por dhe banorët e lagjes nuk munden të hyjnë në zonën e rrethuar. Edhe banorët e zonës shoqërohen nga punonjës të policisë bashkiake deri tek hyrja e pallatit.
Tregtarët e kësaj zone shprehen se nuk janë lajmëruar me kohë që të largojnë produktet nga dyqanet e tyre.
Endi Sinemati, përfaqësuesi ligjor i shoqërisë Neranxi, shpehet se bllokimi i aktivitetit tregtar pa njoftuar secilin nga tregtarët, është akt i paligjshëm.
Bashkia nga ana e saj shprehet se janë njoftuar të gjithë bizneset, madje në datën 19 janar është shpërndarë edhe njoftimi për bllokimin e rrugës për arsye sigurie ndaj qytetarëve nga data 20 janar deri më 20 shkurt.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO