TIRANE - Sheshi Nënë Tereza ka pësuar shnëdrrim të pamjes së tij me të gjitha punimet që janë zhvilluar në të. Fasadat e institucioneve përreth tij duket sikur buzëqeshin nga shkëlqimi që kanë rifituar. Kjo ka sjellë dhe kënaqësinë e studentëve te Universitetit Politeknik.
Hapësirat që deri pak ditë më parë kanë qenë të zëna me ndërtime por që u shembën për të lejuar frymëmarrjen e këtij sheshi nga nesër do të kthehen në hapësira të gjelbërta.

Ndërsa përsa i përket shatërvanit në një fazë të dytë do të kthehet në një sipërfaqe ujore ku të pasqyrohet Universiteti Politeknik. Kjo është konfirmuar për televizionin A1 Report nga arkitekti Artan Shkreli.

"Tani është faza e rikuperimit të hapësirave të gjelbërta që janë çliruar nga shembja e ndërtimeve abuzive që kishin qënë më parë në shesh, do të jetë një gjelbërim minimal i cili do vendoset vetëm në hapësirat që u çliruan nga ndërtimet abuzive të cilat përveç se do mbillen me bar në pjesën që janë kontakt me trotuaret e gjatë do të kenë disa pemë të cilat do të mbillen nesër në zonën e lirë që është çliruar, në zonën e parkut të Liqenit Artificial do të jenë ilqe sepse ilku është një pemë e cila i përshtatet arkitekturës se ansamblit monumental të sheshit Nënë Tereza. Ideja është që do të këtë në të ardhme një pasqyrë ujore, do të jetë një sipërfaqe e lirë, e qetë në të cilën do pasqyrohet korpusi i Universitetit." u shpreh Shkreli për A1 Report

Faza e fundit e punimeve në sheshin 'Nënë Tereza' përsa i përket rikonstruksionit të fasadave dhe shkallëve janë mbushja me llaç dhe rregullimi i pllakave të trotuarëve.
Më 21 Shtator datë në të cilën Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë pritet që cdo gjë të jetë gati për një pritje sa më dinjitoze të Atit të Shenjtë i cili nuk ka pranuar që të lëvizë me makinë të blinduar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com